JomaSportAlbania është përfaqësuesi zyrtar i kompanisë së mirënjohur spanjolle të veshjeve sportive Joma Sport, për Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi. Joma Spain është themeluar në vitin 1965 në Portillo de Toledo. Sot është një brand ndërkombëtar përfaqësuar nga shumë pika distribucioni dhe dyqane në të gjithë botën. Shumë ekipe në disiplina të ndryshme sportive si: futboll, basketboll, tenis, atletikë kanë zgjedhur Joma për cilësinë, dizajnin e veçantë dhe larmishmërinë e artikujve që ofron.

Joma Albania filloi aktivitetin si përfaqësuesi ekskluziv i brand-it në 2017 dhe gjatë këtyre tre viteve kemi arritur të veshim 37 ekipe dhe akademi sportive në fushën e futbollit, tenisit, atletikës. Krahas bashkëpunimit me ekipe, JOMA zhvillon aktivitetin e saj në Tiranë në dyqanin tek “Bulevardi Gjergj Fishta pranë Gjykatës së rrethit”, si dhe shpërndan në të gjithë Shqipërinë përmës shitjeve online.

Ne jemi të vetmit në tregun shqiptar të veshjeve sportive që sjellim koleksionet e fundit në të njëjtën kohë me tregun ndërkombëtar duke siguruar për klientët tanë gjithnjë kënaqësinë e blerjes.